S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 25, 2018

Kali Dhe Gomari Kalonin në një shteg të ngushtë mali, gomari para, pas gomarit kali.

Kali Dhe Gomari
Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para, pas gomarit kali.
 

Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.
Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.
Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s'di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.
Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.

- Dritero Agolli-  /Shtypews.al

Tetovë, aksidentohet biçiklisti 37 vjeçar

Të mërkurën orës 14 e 20 minuta, në rrugën “Kiro Ristovski Dërnc” në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë vetura e tipit “Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 25-vjeçari B.B. nga Tetova dhe një biçikletë të cilën e ka drejtuar 37-vjeçari A.A. nga Tetova, njofton Koha.mk.
Çiklisti i lënduar, është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. Janë kryer hetimet dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Gjermania është përgatitur që të ashpërsojë kushtet e ndihmës për vendet në zhvillim, në përpjekje për të luftuar korrupsionin, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të nxitur krijimin e strukturave demokratike.






Gjermania është përgatitur që të ashpërsojë kushtet e ndihmës për vendet në zhvillim, në përpjekje për të luftuar korrupsionin, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të nxitur krijimin e strukturave demokratike.

Në një dokument të ri strategjik të publikuar në prag të takimit të G20-ës me Afrikën javën që vjen në Berlin, Ministria gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit përvijoi plane për të reduktuar numrin e shteteve partnere dhe për të kontrolluar më mirë se si shpenzohen paratë e ndihmave.
Të ashtuquajturat "partneritete për reforma", që Gjermania ka tashmë me me Ganën dhe Tunizinë do të kërkojnë që vendet e synuara të rritin gjithashtu kontributet vetjake për zhvillimin.


Deutschland Entwicklungsminister Müller
Sipas dokumentit strategjik të quajtur "Entwicklungspolitik 2030" ("ndihma për zhvillimin 2030"), "një element i rëndësishëm i së gjithës është krijimi i financave kombëtare dhe i administratave të taksave, i zyrave të llogarive dhe i institucioneve për të luftuar korrupsionin".
Në prezantimin e dokumentit këtë javë, ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Müller tha se qeveria gjermane do të nisë gjithashtu një program të ri monitorimi, duke kontrolluar marrëveshjet e bashkëpunimit të Gjermanisë me 85 shtete, të cilave aktualisht u jep para.

Bizneset duhet të japin kontributin e tyre

Gjermania dërgon rreth 4,4 miliardë euro ndihmë për vendet në zhvillim në botë çdo vit, shumica e së cilës shpenzohet në Afrikë. Administrata e Angela Merkelit e ka bërë moto të saj "luftimin e shkaqeve të migrimit" duke ndihmuar ekonomitë e Afrikës. Kjo do të jetë njëra nga temat edhe javën e ardhshme në konferencën për Afrikën në Berlin.
Kancelarja ka thënë se është e vendosur që ta bëjë pikërëndesë në presidencën aktuale të Gjermanisë të G20-ës inkurajimin e investimeve private në Afrikë.


Tunesien Tunis Besuch Entwicklungsminister Müller
Këtë javë, ministri Müller e përsëriti këtë mesazh, duke kërkuar që bizneset gjermane të bëjnë më shumë për t'u angazhuar. "Afrika është kontinent i rritjes i së ardhmes", tha ai në një intervistë me të përjavshmen gjermane Die Zeit. "Në dhjetë vitet e ardhshme në Afrikë dhe në Evropë do të ndërtohet aq sa në njëqind vitet e fundit. Për inxhinjerët gjermanë, ndërtimin dhe kompanitë e energjisë kjo do të krijojë shanse të mëdha".     
Politikanë të opozitës nuk u bindën nga deklarata për ndryshimin e paradigmës në ndihmën gjermane për zhvillimin. Zëdhënësi për zhvillimin i partisë së të Gjelbërve i vlerësoi të gjitha synimet që shprehu ministri Müller, por i quajti fjalë të bukura dhe nuk beson që do të zbatohen. Një nga instrumentat më efektivë për të forcuar qeverisjen e mirë, tha ai, nuk do të ishte reduktimi i ndihmës, por financimi direkt i buxheteve shtetërore.

Wednesday, October 24, 2018

Shqipëria ekstradon drejt Italisë 42 vjeçarin nga Prizreni

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas njofton se të martën me 23 tetor është ekstraduar në Itali një qytetar nga Prizreni.Sipas njoftimit të lëshuar nga policia shqiptare, 42 vjeçari ishte arrestuar më datë 11 shtator.
Ai ishte dënuar nga Autoritetet Gjyqësore Itali me 4 vjet e 8 muaj burg për tri akuza.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.10.2018, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi A.K., vjeç 42, banues në Prizren Kosovë, i arrestuar me qëllim ekstradimi më datë 11.09.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Itali, e kanë dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”. Nenet 81, 609/b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian.

Turqia, gati ushtrinë nëse Greqia zgjeron ujërat territoriale

Turqia ka paralajmëruar më parë se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj. Turqia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje për shelfin kontinental përkatës prej shumë dekadash.
Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujrat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.
Ujërat territoriale janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinjë që ndahen nga Deti Egje. Turqia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje për shelfin kontinental përkatës prej shumë dekadash.
Turqia ka paralajmëruar më parë se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj. Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, tha të shtunën se Athina ka planifikuar të zgjerojë ujrat territoriale në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut.
Ministria e Jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave uterritoriale greke, shkruan VOA.

Rexhinaldo: Dua “Këpucën e artë”, tifozëve të Laçit u premtoj diçka-...

Rexhinaldo është ndalur në kuotën e pesë golave me fanellën e Kukësit dhe që në ndeshjen me Flamurtarin nuk ka shënuar dot. Takimi i radhës është kundër Laçit dhe sulmuesi pranon se ka presion, por është normale diçka e tillë në këtë sport.
“Në futboll gjithmonë ka presion, të gjitha ndeshjet janë të vështirë dhe sidomos kjo me Laçin. Por ne shkojmë me qëllimin e vetëm për ta fituar atë ndeshje. I respektojmë, por duam tre pikët”, shprehet sulmuesi në “Supersport”.
Kur e pyet për Laçin, ai nuk ka dëshirë të flasë për të shkuarën. Por ruan respekt për tifozët dhe premton që nuk do të festojë në rast se shënon. “Nuk kam dëshirë të flas për të kaluarën time te Laçi, mendoj vetëm për Kukësin. Mundohem të bëj më të mirën për klubin ku luaj aktualisht. Megjithatë dua të them diçka: I respektoj shumë tifozët e Laçit, pasi më kanë pritur në mënyrën më të mirë. Dua t’i falënderoj dhe nëse do të shënoj nuk do të festoj për hir të respektit që kam për ta. Gjithsesi do kërkoj t’i mund në këtë ndeshje”.
MUNGESA E GOLIT – “Rëndësi ka skuadra dhe unë mundohem ta ndihmoj ekipin. Pa diskutim që jam sulmues dhe jetoj për të shënuar gola. Por nëse Kukësi fiton, unë jam i lumtur.  Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jo. Patjetër që dua të realizoj sa më shumë gola dhe objektivi im është që të jem golashënuesi më i mirë i sezonit. Kam shumë besim që do e realizoj, të paktën të kaloj shifrën e 18 golave që shënova kampionatin e kaluar. Natyrisht dua të fitoj edhe një trofe, brenda mundësive të dal kampion me Kukësin”.

RAPORTI ME CUNGUN – “Nuk kam shumë dëshirë të flas për këtë, jam profesionist dhe mundohem të bëj më të mirën për skuadrën time. Jam këtu për të luajtur futboll dhe nuk më intereson se çfarë ndodh jashtë fushe. nuk dua të flas për marrëdhëniet, sepse mundohem të respektoj shokët e skuadrës, trajnerët dhe presidentin. Dua vetëm të bëj maksimumin për Kukësin”.

“Deti”, Greqia tërhiqet pas kërcënimit turk: Vendimin do ta marrë Parlamenti-...

Burime diplomatike konfirmuan për Top Channel se Greqia është zmbrapsur disi nga pozicioni i saj për zgjerimin e ujërave të veta territoriale me 12 milje.

Pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura mbrëmjen e së martës, mes Tsiprasit, stafit të lartë politik të Ministrisë së Jashtme dhe diplomatëve të lartë në Athinë, është vendosur që përpara se kryeministri t’i kërkojë presidentit firmosjen e dekretit, të informohen fillimisht krerët e partive parlamentare dhe të ketë konsultime me kreun e shtetit.Kjo i siguron Athinës pak më shumë kohë në dispozicion për ta peshuar mirë vendimin, që – siç mësohet – ka shqetësuar përveç Turqisë edhe Shtetet e Bashkuara.Tërheqja greke vjen pas reagimit të ashpër të Ankarasë. Turqia nuk vonoi të tregonte muskujt dhe përmes ministrit të Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, e bëri të qartë se, ndonëse nuk e dëshiron përplasjen, nuk i druhet aspak asaj.“Ankaraja – u shpreh ai, – nuk do të lejojë zgjerim të ujërave greke në asnjë pjesë të detit, as në Jon dhe as në Egje. Ne nuk duam tensione, por nëse Athina përpiqet të na provokojë, do të reagojmë në mënyrën e duhur e do t’i ndalim”.Disa ditë më parë, gjatë ceremonisë ku dorëzoi zyrtarisht detyrën e tij, të marrë tashmë përsipër nga vet shefi i ekzekutivit, Alexis Tsipras, kreu i dorëhequr i diplomacisë greke, Nikos Kotzias lëshoi shashkën e radhës me pohimin se, Greqia është gati të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje detare, nga ishulli Otonos e deri në Kythira, e në vazhdim deri në përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin.Si njeriu i shndërruar në figurën kyçe të bisedimeve me Shqipërinë për marrëveshjen e kufirit detar, Kotzias shkaktoi dallgë që mbërritën deri këtu te ne me vendimin e largimit, pranimin e ekzistencës së fondit sekret për lobim në favor të interesave të Athinës në Shqipëri e Maqedoni, si dhe planin e zgjerimit të ujërave kombëtare.

Por, pavarësisht reagimit që shkaktuan të tilla pohime në radhët e opinionit publik, Tirana zyrtare u mjaftua duke e cilësuar këtë “një lëvizje legjitime të vendit fqinj”.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...