S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, September 29, 2018

Thirrjet e Nënave – Thaçit: Ku e merr guximin t’i zgjatësh Vuçiqit dorën e pajtimit

Thirrjet e Nënave – Thaçit: Ku e merr guximin t’i zgjatësh Vuçiqit dorën e pajtimit





Luljeta Sharani, nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, duke folur para protestuesve në Prishtinë, ka pyetur kreun e shtetit Hashim Thaçi se ku e merr guximin që të shtrijë Vuçiqit dorën e pajtimit.

“Shoqata ‘Thirrjet e Nënave’, përmes kësaj proteste i kujton Hashim Thaçit se ai kurrë nuk e hapi çështjen e të pagjeturve në bisedimet me Serbinë, prandaj ne i themi atij sot se ai nuk mund të flasë më kurrë në emër të nënave, nuk mund të flasë më kurrë në emër të familjarëve që kanë të vrarë, të rrëmbyer, e të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë Sharani.
Ajo ka thënë se Thaçi, siç e ka cilësuar, ky president i çakorduar, e ka humbur rrugën në bisedimet me Vuçiqin në Bruksel.
“Ne kundërshtojmë idetë e këtij presidenti të çakorduar që dëshiron që ta na imponojë interesat e Serbisë. Ku e merr guximin që t’i zgjatësh Vuçiqit dorën e pajtimit, që nuk kërkoi kurrë falje. Serbia duhet t’ia kthej Kosovës popullin”, ka thënë ajo.

Një e tillë gjendet vetëm në Xhennet – ( Lexojeni pak këtë ). SHARE

Shkon një djalosh te shejhu – dijetari – të këshillohet, dhe e pyet:…“A ka ndonjë vajzë të bukur për martesë, dua të martohem”.Shejhu i përgjigjet:…“Ka, po si nuk ka, vetëm më thuaj cilat janë kërkesat t’ua”.Djaloshi filloi t’i numëron:• Të jetë e bukur• E këndshme• Elegante• E njerëzishme• E turpshme• Besnike• Të di të gatuaj• Ta dojë punën• Të pastroj• Të lajë• Të jetë e përulur• Të dashuroj• Ta ruaj shtëpinë• Të jetë e buzëqeshur• Të jetë e hareshme• Të jetë e punësuar• Të ketë të kryer fakultetin• Të ketë familje të fortë• Të ketë miraz të mirë• Të ketë veti të mira dhe pozitive….”Pasi djali përfundoi me kërkesat e tij, shejhu (në befasinë e djaloshit) u përgjigj:“Është një, mu ashtu – ideale si ajo, me ato epitete, ndoshta edhe më e mirë”.“Cila vajzë është në pyetje dhe nga është?”, pyet djaloshi.“Vajza quhet Hyri dhe është nga Xhenneti”, iu përgjigj shejhu.Morali: Përsosmëria ekziston vetëm në Xhennet, jo në këtë botë!

Krijesa misterioze në Prespë, videoja bën xhiron e botës (Foto)

Një version europian i përbindëshit të Loch Nessit është filmuar në pjesën shqiptare të Liqenit të Prespës. Kështu shkruan Daily Mail, e cila bashkë me disa media të tjera britanike publikojnë videon e xhiruar nga shqiptarë ku duket se shfaqet koka dhe qafa e një krijese të madhe që po del nga uji.
Tabloidi shkruan se krijesa e çuditshme ishte shfaqur edhe në një video të mëherëshme të xhiruar 5 vjet më parë në pjesën greke të liqenit, pranë fshatit të Nivicës. Pamjet e reja nxitën hetimet e një grupi gazetarësh që eksploroi zonën nën drejtimin e profesorit të gjeografisë të dalë në pension Sima Jonoski. Megjithatë ata nuk arritën të gjenin ndonjë shenjë të krijesës së mistershme në zonën ku ajo ishte filmuar, pranë fshatit turistik të Pretorit në Shqipëri.
Ndërsa vendasit besojnë në legjenden e përbindëshit të liqenit, të tjerë mendojnë se mund të bëhet fjalë për një peshk mustak gjigand. Mes tyre është edhe Jonoski, i cili u bë njeriu i parë që përshkoi me not liqenin në 1970-tën.
“Një varkë u mbyt kohë më parë në ujërat e liqenit e disa fëmijë humbën jetën. Më vonë zbulova se zhytësit që po kërkonin për fëmijët kishin pikasur një mustak të madh.
Ata u frikësuan aq shumë sa e ndalën kërkimin,” u shpreh ai.
Megjithatë ai e pranoi se në Liqenin e Prespës ndodhin disa gjëra të çuditshme që nuk ndodhin në liqene të tjera. Profesori rrëfen se kur kishte qenë mësues në 1976 kishte parë një pjesë uji të ngrihej në formën e një kërpudhe pranë kufirit me Greqinë.

A e dini se jan 45 organizata që paguhen..!? Bëni mir që ta shpërndani sa më shum t'jete e mundur...

KUR DO FLASEN KTA , Dini gjë ju këtu  ne "Shtypnews.al",,

 Shpërndajeni pak këtë po të doni, që ta dinë dhe të tjerët....!!


45 organizata paguhen miliona euro në vit për të mbrojtur femrat nga dhuna në Shqipëri. 
E megjithatë, për rastin e Xhisielës vajzës së dhunuar nga djali i deputetit Rraja, ka një heshtje varri nga sektori i OJF-ve.
Sepse nëse flasin, humbasin fondet dhe privilegjet. 
Sa turp! 
(Foto nga Genc Sejko)

Zhduket pa gjurmë i mituri në Tiranë, nëna jep alarmin



Një 13-vjecar në Tufinë të Tiranës rezulton i zhdukur qe prej ditës së djeshme, ndërsa nëna e tij ka dhënë alarmin në polici.
28-vjecarja me inicialet S.M, banuese në Tufinë thotë se nuk ka asnjë kontakt me djalin e saj me inicialet S.M.
Komisariati i Policisë Nr. 4:
Më datë 27. 09. 2018, shtetësia S. M., vjeçe 28, banuese në Tufinë, me arsim 5 klasë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, me iniciale S. M., vjeç 13. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Friday, September 28, 2018

VIDEO prekëse/ Tifozët e Tiranës nderojnë vogëlushin e ndarë nga jeta, babai…



Prekëse është nderimi për tifozin e vogël të Partizanit, Leo Cara i ndarë nga jeta ditën e djeshme pasi humbi sfidën me sëmundjen.
Karroca e tij bëri një xhiro nëpër stadium, ndërsa nuk munguan duartrokitjet e tifozëve të Tiranës, të cilët iu bashkuan dhimbjes për humbjen e Leos së vogël.
Momente me të vërtet prekëse ndërsa babai i Leos ‘shpërtheu’ në lot.



Merret vendimi, facebook nuk do të ndihmojë më në fushatat elektorale

Facebook nuk do të dërgojë më punonjës të tij të punojnë në zyrat e fushatave elektorale të partive gjatë zgjedhjeve, njoftoi kompania.
Rrjeti social zakonisht ofronte staf për fushatat politike për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e fushatave të tyre të reklamave online. Drejtori dixhital i Donald Trump për zgjedhjet e 2016, ka thënë se ndihma e Facebook-ut ka kontribuar në fitore. Facebook ndërkohë tha se edhe Hillary Clintonit i ishte ofruar e njëjta asistencë, por ajo e kishte refuzuar.
Rrjeti social është në fakt platforma e dytë më e madhe e reklamave online, pas Google. Google dhe Twitter po ashtu ofrojnë këshillim të specializuar për fushatat politike, por këto nuk kanë dhënë sinjale se do t’i japin fund praktikës.
Facebook tha se do të ofronte këshilla reklamimi falas për të gjitha partitë politike në uebsajtin e tij. Sidoqoftë, fushatat mund të marrin ende mbështetje online dhe kompania nuk përjashton mundësinë e zhvillimit të takimeve me politikanë.
Sipas dokumentave të brendshëm, të para nga Bloomberg, fushata e Donald Trump kishte shpenzuar 44 milionë dollarë në reklama në Facebook nga qershori deri në nëntor 2016, krahasuar me 28 milionë të fushatës së Hillary Clinton./TCH 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...